Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike zgjedhore. Takimet me kandidatët për deputetë ishin të pakta dhe jo veçanërisht konstruktive dhe ende mungon debati real politik, në të cilin të përplasen idetë dhe programet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Një sondazh i shkurtër i Radio Bullgarisë tregoi se, pavarësisht dëshirës së tyre për të votuar, njerëzit nuk gjejnë parti dhe kandidatë për përfaqësues të popullit, që ofrojnë programe qeverisëse të afërta me kuptimet dhe problemet e tyre.
"Produktet politike në tryezë nuk plotësojnë kërkesat e mia themelore," thotë Veselin Aleksiev, një arkitekt i ri nga Sofja. Ai saktëson se ka votuar gjithmonë, por nuk e sheh kuptimin e votimit të sotëm dhe kjo e cenon dinjitetin e tij njerëzor:
“Nukpo shoh fare të flitet për politikën sociale, të drejtat e punës etj. Jemi në një tranzicion gati 40-vjeçar dhe më duket se lojtarët politikë nuk mund të dalin nga kjo gjendje dhe nga kjo retorikë e tyre. Do të doja të kishte një parti sociale relativisht të moderuar që nuk ka pretendime, por ka nivele bazë të shërbimeve sociale, të cilat nuk janë të pranishme në Bullgari. Por për momentin nuk shoh asnjë parti të gatshme ta ndryshojë këtë”.
Është e rëndësishme që njeriu të votojë nëse ka një vizion të qartë se çfarë dëshiron të bëjë me votën e tij - është i bindur edhe Ivo Anev.
“Për fat të keq shpresohet shumë te marketingu, tek ajo që njerëzit duan, dhe jo te një vizion më ideal”. Partitë që kanë fituar deri tani e kanë bërë këtë. Në fund të fundit, megjithatë, duhet të ketë një ide të madhe udhëheqëse, sepse ajo mund të frymëzojë njerëzit të ndjekin partinë përkatëse që e shpreh atë, por krijimi i një ideje të tillë nuk është një detyrë e thjeshtë.”
Si një i ri i lidhur me një sërë eko-aktivitetesh publike në kryeqytet, Anev ka një vizion të hapave që duhet të ndërmarrim në rrugën drejt një ideje të tillë bashkuese:
“Para së gjithash, ne kemi nevojë për një vizion se çfarë jemi, çfarë fytyre kemi përpara botës. Ne jemi pjesë e qytetërimit evropian, kemi njerëz me të cilët mund të krenohemi.”
Sipas specialistit të IT-së Georgi Çipev, ecja jonë për në zgjedhje të dielën është e rëndësishme - "është në interesin tonë që të kemi një qeveri të rregullt që zgjidh problemet, të cilat në vendin tonë nuk janë aspak të pakta. Ato nuk do të zgjidhen vetvetiu dhe nuk do të zhduken”. Por nuk duhet harruar një problem më i thellë, për të cilin kemi faj edhe ne qytetarët:
“Në zgjedhjet e fundit /më 9 qershor të këtij viti/ u pa se një pjesë e madhe e votuesve nuk ndjehen të përfaqësuar dhe mund të flasim për krizë të demokracisë. Nëse e përkthejmë në gjuhën e përditshme, kjo do të thotë se nuk sundon populli, që është kuptimi i fjalës “demokraci”. Pasi 70% e votuesve nuk gjetën askënd për të cilin të votojnë në zgjedhjet e fundit, problemi nuk është tek ata, por tek partitë, të cilat nuk arrijnë t'u ofrojnë njerëzve një politika të përshtatshme.”
Kriza e legjitimitetit që shkakton pjesëmarrjen dhe besimin kaq të ulët të shoqërisë në procesin politik provokon ide për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe madje edhe formën e qeverisjes.
Foto: AP, arkiv personal
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..