Ditën e fundit të fushatës parazgjedhore, sipas deklaratave të të anketuarve, pjesëmarrja e pritshme në votim për Kuvendin Popullor më 27 tetor do të jetë 31.1%. Pritshmëria hipotetike është rreth 2 milionë vota, ku 3.4% e votuesve ka të ngjarë të përdorin opsionin "Nuk mbështes askënd". Të dhënat bazohen në një sondazh të “Gallup International Balkan” për Radion Kombëtare Bullgare. Sondazhi përfshiu 1007 persona dhe u realizua përmes një interviste ballë për ballë me tableta midis 10 dhe 21 tetorit. Sondazhi nuk është një parashikim i një rezultati zgjedhor, por një tabllo e qëndrimeve të regjistruara disa ditë para votimit.
Pritet që deri në ditën e zgjedhjeve 27 tetorin të ndodhin disa ndryshime në disponimin e disa forcave politike për shkak të faktorëve si formimi tradicional i një vendimi përfundimtar, mobilizimi në ditën e zgjedhjeve. etj.
Sipas sondazhit, GERB-SDS ka mbështetjen e 26.1% të votuesve, PP-DB dhe "Vëzrazhdane" - përkatësisht 16.2% dhe 14.9% (pritet një garë për vendin e dytë dhe të tretë mes dy formacioneve). Aleanca për të Drejta dhe Liri është në nivelin 7.9%, por tendenca rritëse e DPS - Fillimi i Ri çon në një nivelim praktik të mbështetjes një javë para votimit – 7.6%. “BSP - e majta e bashkuar” mbledh 7.1% të votave. Mbështetja për ITN është e qëndrueshme - 6.2%. Krahas këtyre formacioneve buzë barrierës nga 4 për qind me mundësi të mira për ta kapërcyer janë MEÇ me 4.1% dhe "Veliçie" me 3.8%.
Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. I..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori 2025, çajit unik bullgar i është dhënë statusi i Emërtimit të Mbrojtur të Origjinës. Ai prodhohet nga..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të ndihmojnë në drejtime të ndryshme dhe në situata krizash, është e drejtorisë “Sport dhe veprimtari..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori..