Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Zelandën e Re ishin të parët që votuan për parlamentin e ri

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme

Bullgarët në Auckland të Zelandës së Re votuan të parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njoftoi Ministria jonë e Jashtme. Për shkak të diferencës kohore, seksioni zgjedhor atje hapi dyert mbrëmë në orën 21:00 me orën bullgare. Bashkatdhetarët tanë në Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Kanadasë do të jenë të fundit që do të votojnë për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor - dita e zgjedhjeve për ta do të përfundojë të hënën në orën 05:00 me orën bullgare.

Bullgarët jashtë vendit kanë në dispozicion 719 seksione në 57 vende. Vendvotimet më të shumta i hapën në Turqi – 168, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën e Veriut – 112, Gjermani – 66, Spanjë – 64, SHBA – 53, Itali – 27, Holandë – 25, Greqi – 23, Francë – 17, Austri dhe Belgjikë secila nga 16, Kanada - 15 seksione.

Votimi me makinë ofrohet në 157 seksione - 79 pajisje u dorëzuan në Turqi, 21 në Gjermani, 14 në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën e Veriut, nga 6 në Spanjë dhe SHBA, nga 5 në Austri dhe Greqi, 4 në Holandë, nga 3 në Francë dhe Belgjikë, nga 2 në Kanada, Qipro, Republikën Çeke dhe Zvicër, nga 1 në Luksemburg, Norvegji dhe Serbi.

Përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore mbajnë kontakte me autoritetet vendore dhe janë të gatshme të reagojnë në rast vështirësish për të garantuar të drejtën e votës së qytetarëve bullgarë, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD