Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja e bullgarëve në ditën e votimit për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

| rinovuar më 24-10-27 5.29.MD
Foto: BGNES

Në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 28.5%, raportoi Gallup International Balkan. Treguesi është më i lartë krahasuar me të njëjtën kohë të zgjedhjeve të mëparshme në qershor të këtij viti. Aktiviteti po ecën në mënyrë të ngjashme me exit poll-in që zhvilluam në tetor 2022. Kështu filloi që në mëngjes. Këtë e ka bërë të ditur Svetlin Taçev nga Gallup International Balkan, partner i BNR. “Deri tani të dhënat janë të ngjashme, le të shohim, pak ka mbetur deri në fund të ditës së zgjedhjeve, që të shohim nëse lëvizja e aktivitetit zgjedhor do të arrijë realisht përqindjet e vitit 2022”, komentoi sociologu dhe bëri thirrje për të votuar.

Voter turnout, 27 October 2024

*****

Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime arriti në 23.3%, raportoi Gallup International Balkan. Treguesi është më i lartë krahasuar me të njëjtën kohë të zgjedhjeve të mëparshme në qershor të këtij viti.


Aktiviteti lëviz në ngjashmëri me exit poll-in që zhvilluam në tetor 2022. Këtë e bëri të ditur Svetlin Taçev nga Gallup International Balkan, partner i BNR. “Deri tani të dhënat janë të ngjashme. Do të shohim, pak mbetet deri në fund të ditës së zgjedhjeve, nëse lëvizja e daljes në votime do të arrijë realisht përqindjet e vitit 2022”, komentoi sociologu dhe bëri thirrje për të votuar.

*****

Te ora 13:00, pjesëmarrja në votime arriti në 17.4%, njoftoi Gallup International Balkan. Në zgjedhjet e mëparshme deri në këtë kohë kishin votuar 15.6 për qind e votuesve. Ndër ata që e shfrytëzuan të drejtën e votës deri më tani, veçohen personat me arsim të lartë dhe të moshuarit nga vendbanimet më të vogla.

Para  BNR Petko Petkov, drejtor ekzekutiv i agjencisë sociologjike tha, se në këtë moment është shumë herët të thuhet nëse do të ketë surpriza. “Fushata ishte mjaft e dobët. Faji është tërësisht i elitës politike. Zgjedhësi shkon të votojë kur sheh kuptim”, shtoi sociologu.

*****


10.4% e zgjedhësve votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në orën 11:00, sipas të dhënave të agjencisë Gallup International Balkan. Kjo paraqet një pjesëmarrje pak më të lartë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare në qershor, kur ishte 10 për qind në të njëjtën kohë

*****


Në orën 09:00, pjesëmarrja e votuesve në Bullgari ishte 3.7%, sipas exit poll-it të Agjencisë Sociologjike Gallup International Balkan.

“Kryesorja është sinqeriteti i përgjigjeve të të pyeturve. Zhvillimet specifike, veçanërisht në një sektor politik, nënkuptojnë se votimi më teknologjik ose pozicionimi më i pasinqertë mund të rezultojë të jetë problem për rezultatet përfundimtare të sondazhit tonë”, komentoi Përvan Simeonov, drejtor ekzekutiv i agjencisë, për BNR në fillimi i ditës së zgjedhjeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD

Donald Trump Jr. vjen në një forum biznesi në Sofje

Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum biznesi në Sofje më 27 prill, organizuar nga platforma globale e aseteve dixhitale "Nexo", njoftoi..

botuar më 25-04-24 12.11.MD