Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet e parakohshme - 27 tetor 2024

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Atanas Veliçkov nga Shkupi: Me të vërtetë shpresoj që të votojmë përsëri pas 4 vitesh

Angell Kurtellov
Foto: BGNES

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor, pjesëmarrja në këto zgjedhje është pothuajse e njëjtë, tha për Radio Bullgarinë nga Maqedonia e Veriut Atanas Veliçkov, kryeredaktor i sajtit “Tribuna”.

"Mendoj se po ecim brenda këtyre kufijve normalë, siç ishte në zgjedhjet e kaluara. Duhet të dihet se njerëzit tashmë janë lodhur duke shkuar kaq shpesh në zgjedhje. Prandaj, nëse më lejoni, do të shpreh shpresën time të madhe që më së fundi Bullgaria të ketë një qeveri të qëndrueshme, një parlament të qëndrueshëm dhe të kryejë detyrat e saj sa i përket prioriteteve kryesore të shtetit”, pret gazetari.

Atanas Veliçkov

Bashkatdhetarët tanë në Maqedoninë e Veriut kanë mundësi të votojnë në 7 vende. Bullgari më i moshuar që ka votuar në Maqedoninë e Veriut është 89-vjeçari Angell Kurtellov nga Ohri, i cili është ndër trashëgimtarët e familjes së vëllezërve Milladinovi.

"Unë mendoj se ai do të jetë votuesi më i moshuar. I urojmë të jetë shëndosh e gjallë dhe të jetë mes nesh edhe për shumë vite të tjera. Ai duhet të jetë një shembull për të gjithë. Nëse një 89-vjeçar mund të jetë mjaft i përgjegjshëm për të dalë dhe për të ushtruar të drejtën e votës, atëherë edhe më të rinjtë mund ta bëjnë këtë. Është më e lehtë të shkosh për kërpudha, të peshkosh, të shkosh në një shëtitje, por përgjegjësia është jona. 


Në fund të fundit ne jemi ata që vendosim, sado që të ketë një propagandë që asgjë nuk varet nga qytetarët”, vuri në dukje Atanas Veliçkov.

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, që kur mori pushtetin në Shkup, shpesh ka pohuar se tema kryesore e fushatës zgjedhore në Bullgari është qëndrimi i partive ndaj çështjes maqedonase, përmes së cilës ata përpiqen ta fshehin temën e korrupsionit në vendin tonë.

Qendra e votimit në Shkup

Për këtë arsye e pyetëm kolegun nga Shkupi se sa janë të informuar maqedonasit se kjo në fakt nuk është e vërteta?

“Ata u përpoqën, ai dhe zëvendësi i tij Aleksandër Nikolloski – Ministër i Transportit dhe Komunikacioneve, ta fusin Maqedoninë e Veriut në fushatën zgjedhore të Bullgarisë. Mickovski e di shumë mirë se deklaratat se po të vinte një qeveri e qëndrueshme në Bullgari, ai do të negocionte, në fakt nuk do të zbatohen. Siç thanë të gjithë njerëzit e rëndësishëm në elitën politike bullgare, negociatat përfunduan në vitin 2022. Tani duhet të kemi një dialog. Ajo që duhej të ishte negociuar tashmë është negociuar. Është në propozimin francez, që është një propozim evropian. Nuk është as një diktat bullgar dhe as një ultimatum bullgar. Mendoj se njerëzit që e ndjekin politikën këtu dhe e dinë pak se si funksionon Brukseli, si funksionon në përgjithësi sistemi i hyrjes dhe i negociatave me BE-në, e dinë shumë mirë që Mickoski po fiton kohë. Koha që i duhet atij është deri në zgjedhjet lokale, të cilat do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

“Pavarësisht se kusht do të vijë në pushtet në Republikën e Bullgarisë, ajo që mendon Mickoski nuk mund të ndodhë” – beson kryeredaktori i faqes “Tribuna”.


I pyetur nga Radio Bullgaria se kur pret të votohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari, Atanas Veliçkov u shpreh kategorik: "Shpresoj shumë që do të votojmë pas 4 vitesh".

Foto: BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD