Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Trend” dhe “Alpha Research”: 7 parti hyjnë me siguri në parlamentin e ri, 2 janë në prag

Foto: BTA

Të dhënat e para nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Trend”, të njoftuara në eterin e Nova TV, tregojnë 7 parti që do të hyjnë me siguri në Asamblenë e re të 51-të Kombëtare: GERB-SDS - 26,1%, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) - 14,3%, “Vëzrazhdane” – 13,6%, DPS-Fillimi i Ri – 9,6%, “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” – 7,7%, BSP – e majta e bashkuar – 7,6%, ITN – 6,8%. Në buzë janë Veliçie” me 4.1%, MEÇ - 4%. Barriera për të hyrë në parlament është 4%.

Sipas rezultateve të exit poll-it të agjencisë "Alpha Research" GERB-SDS marrin 26.4%, PP-DB - 14.9%, "Vëzrazhdane" - 12.9%, "DPS - Fillimi i Ri" - 8.9%, Aleanca për të Drejtat dhe Liritë - 8.7%, "BSP - e majta e bashkuar" - 7.8%, "Ka një popull të tillë" (ITN) - 6.2%, pak poshtë barrierës janë MECH - 3.8%, "Veliçie" - 3 .7%.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Evropian kërkoi përshpejtimin e reformave në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit

Komisioni Evropian prezantoi Raportin e 6-të vjetor për sundimin e ligjit në 27 vendet anëtare të BE-së dhe 4 vendet kandidate. Për Bullgarinë, në Raport theksohet përparimi legjislativ gjatë periudhës së qeverisjes së kabinetit “Zheljazkov”...

botuar më 25-07-09 10.09.PD

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi Bullgari do të kalojë një front atmosferik i ftohtë. Gjatë natës mbi rajonet veriperëndimore, ndërsa të mërkurën mbi pjesën tjetër të Bullgarisë Veriore dhe në disa rajone në Jug, do të zhvillohet vranësirë me re..

botuar më 25-07-08 7.35.MD

Vendi mbetet shtyllë e disiplinës fiskale, premtoi ministrja e financave

Bullgaria do të jetë një shtyllë e disiplinës fiskale brenda eurozonës, deklaroi nga Brukseli ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë ceremonisë zyrtare të nënshkrimit të dokumenteve përfundimtare për anëtarësimin e vendit në eurozonë dhe..

botuar më 25-07-08 6.21.MD