Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fenomeni "Nuk mbështes askënd" po merr vrull në Bullgari

Foto: BTA

Fenomeni i votimit me opsionin “Nuk mbështes askënd” po rritet – 82 618 persona e zgjodhën në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit 2024. Për krahasim – në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, me “Nuk mbështes askënd” votuan 47 749 persona. Në një intervistë për BNR, gazetari Kristian Jullzari vuri në dukje se para zgjedhjeve, në rrjetet sociale  vunë re përpjekje për të bindur njerëzit se votimi me “Nuk mbështes askënd” nuk ka kuptim. Ai kujtoi megjithatë se edhe nëse nuk pranojnë asnjë nga kandidatët, kjo i pengon partitë e vogla me vota të blera të hyjnë në parlament, duke ngritur barrierën prej 4 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD
Ministri Grozdan Karaxhov

Tre lokomotiva Siemens Smartron hyjnë në shërbim

Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..

botuar më 25-10-10 5.02.MD

Komisioneri i BE-së për Bujqësinë shpjegoi vaksinimin e kafshëve si mjetin e fundit

Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi..

botuar më 25-10-10 1.34.MD