Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Anargjirët Kozma e Damian

Shën Anargjirët Kozma e Damian
Foto: arkiv

Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël.  Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre Teodotia - një e krishterë, i konfirmoi ata në virtytet e krishtera, u përfshi më pas në fytyrat e shenjtorëve. Të dy vëllezërit studiuan vetitë shëruese të bimëve të ndryshme dhe u bënë të famshëm si shërues. Zoti Jezus i pajisi me një fuqi shëruese të mrekullueshme, në saj të së cilës ata i trajtonin njerëzit dhe bagëtinë falas. Një tempull u ndërtua më vonë mbi varrin e tyre, ku u kryen mrekulli me ndërmjetësimin e tyre qiellor lutës.

Në Bullgari, shenjtorët vlerësohen në mënyrë të veçantë. Shumë kisha dhe manastire ortodokse i kushtohen Shenjtorëve të Anargjirë Kozma dhe Damian. Ndër to janë Manastiri pranë qytetit Sandanski dhe Manastiri në Kukullen "Shën Anargjirët Kozma e Damian".

Me 1 Nëntor ditë të emrit kanë Damian, Damianka, Kuzman, Kozma... Urime!





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD