Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës
Boris Ruge në Kroaci më 30.10.2024
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në mbështetje të Ukrainës, njoftoi BTA. Udhëheqësit e Kroacisë, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, po bëjnë debate të nxehta rreth dërgimit të oficerëve kroatë në misionin në Gjermani për të trajnuar ushtarët ukrainas. Presidenti dhe komandanti i forcave të armatosura, Zoran Milanovic, refuzon të mbështesë propozimin e qeverisë. Megjithëse ai dënoi agresionin rus kundër Ukrainës dhe premtoi ndihmë humanitare për Kievin, Milanoviç tha se donte "të mbronte Kroacinë nga përfshirja e mundshme në luftë". Sipas kryeministrit konservator Andrej Plenkoviç, kjo lëvizje "rrënon besimin e BE-së dhe NATO-s ndaj Kroacisë".

Ruge siguroi se misioni nuk e përfshin Aleancën në luftë. Megjithëse NSATU nuk do të operojë në territorin ukrainas, disa oficerë do të shkojnë përkohësisht në Ukrainë për të koordinuar dërgimin e ndihmës nga Wiesbaden, ku ndodhet selia e misionit, saktësoi Ruge, cituar nga HINA.

Votimi parlamentar për të rrëzuar vendimin e presidentit u shty javën e kaluar për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme prej dy të tretash.

Greqia kërkon një politikë më të rreptë migracioni nga BE
Nikos Panagiotopoulos
Ministri grek i Migracionit Nikos Panagiotopoulos tha se Greqia dëshiron një politikë më të rreptë migracioni nga BE-ja në mes të një vale të mundshme refugjatësh për shkak të luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, raportoi BTA. Sipas parashikimeve, deri në fund të vitit në Greqi do të hyjnë rreth 50 mijë emigrantë. "Kapacitetet e kampeve ekzistuese të emigrantëve në ishujt grekë janë aktualisht plotësisht të mbushura, dhe kampet në kontinent janë rreth 60% të mbushura," tha Panagiotopoulos për televizionin privat grek "Action 24". Emigrantët vijnë kryesisht nga Turqia, por edhe nëpërmjet rrugëve të Afrikës së Veriut, ku të ardhurit janë të prekur nga konfliktet në Lindjen e Mesme. “Ne sigurisht shohim një rrjedhë të caktuar nga Libani, por nuk kemi parë ende valën që mund të prisnim nga një konflikt në shkallë aq të gjerë atje”, theksoi ministri, duke shtuar se vendi pret një zgjidhje evropiane të problemit.

Gjysma e viktimave të trafikimit të njerëzve në Rumani janë fëmijë

Sipas të dhënave zyrtare të 4 viteve të fundit, gjysma e viktimave të trafikimit të njerëzve në Rumani janë fëmijë, që është një shifër dukshëm më e lartë se mesatarja evropiane prej 15%, raporton Radio Romania International. Shfrytëzimi seksual mbetet një nga format kryesore të shfrytëzimit të fëmijëve, së bashku me lypjen dhe punën me detyrim. Në këtë drejtim, është përgatitur një udhëzues për të ndihmuar institucionet, mësuesit, mjekët dhe të tjerët të njohin rastet e tilla në një fazë të hershme dhe të ndërhyjnë në mënyrë adekuate në mënyrë që viktimat të marrin ndihmë, mbrojtje dhe mbështetje në kohën e duhur për riintegrim social.

Maribor - destinacioni më i mirë turistik këtë vjeshtë

Portali “European Best Destinations” e cilësoi qytetin e dytë më të madh në Slloveni, Mariborin, si destinacionin më të mirë turistik europian për t’u vizituar këtë vjeshtë. Në vitin 2023, faqja e shpalli qytetin si destinacionin më të mirë të kuzhinës në Evropë, kujton BTA. “Maribor është destinacioni që ia vlen të vihet në krye të listës së dëshirave tuaja të udhëtimit nëse kërkoni një vend të veçantë, eksperienca unike, takime, zbulime në zemër të Europës”, shkruan portali. Vihet re se qyteti është i famshëm për mikpritjen e tij dhe mirëpret shumë ngjarje ndërkombëtare kulturore dhe sportive. Adhuruesit e verës do të shijojnë Ditën e Shën Martinit, kur qyteti mbushet me të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit për të festuar festën e verës së re. Festivali për nder të shenjtorit do të mbahet nga data 8 deri më 11 nëntor. Organizatorët e tij sigurojnë se eventet e planifikuara për këtë vit janë më të mëdha, më të mira dhe më të shijshme se kurrë.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD