Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk është numri real.
“Me përgjegjësinë më të madhe them se regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut u manipulua me shkelje flagrante të parimeve të statistikave evropiane, duke përfshirë edhe shkeljen e të drejtave të njeriut - tha shkencëtari në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Gjatë regjistrimit, vetëm personat me origjinë bullgare duhej të paraqisnin prova për t'u regjistruar si bullgarë. Çfarë po bënin njerëzit që nuk kishin prova? Ata nxorën kartat e tyre të identitetit bullgar dhe ua treguan regjistruesve. Regjistruesit thanë, mirë, unë do t'ju regjistroj, ju jeni shtetas bullgar. Ku është manipulimi? Personat i paraqitnin kartat e tyre të identitetit bullgar për të vërtetuar se ishin bullgarë, përkatësisht për t'u regjistruar si persona të përkatësisë etnike bullgare, por ata u regjistruan si persona me shtetësi të dyfishtë të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë. Bëhet fjalë për rreth 20 mijë persona që u regjistruan me dy shtetësi të tilla. Dhe unë pyes se cili ishte motivi i këtyre personave për të treguar kartat e tyre të identitetit bullgar? Askush në Bullgari nuk e bëri këtë pyetje”, thekson demografi.
Të dhënat mbi të cilat iu referohet Doc. Spas Tashev, shef i Departamentit “Demografi” në Institutin e Studimit të Popullsisë dhe Njerëzve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave u publikuan zyrtarisht në faqen e Institutit Shtetëror të Statistikës në Maqedoninë e Veriut.
“Përveç kësaj, kishte lista që u bënë para regjistrimit të personave që deklaruan hapur se do të deklarohen si bullgarë – pohon studiuesi. - Agjencia e Sigurisë Shtetërore e Maqedonisë së Veriut krijoi lista të tilla. Ajo thirri regjistruesit dhe sugjeroi që të mos vizitohen familje të tilla. Sipas të dhënave të publikuara zyrtarisht nga Instituti Shtetëror i Statistikave, i cili është analog i Institutit Kombëtar Bullgar të Statistikave, bëhet fjalë për rreth 120 mijë qytetarë të këtij vendi të pa vizituar nga regjistruesit. Ato u publikuan zyrtarisht në faqen e tyre dhe të dhënat për to u plotësuan zyrtarisht. Është hera e parë që dëgjoj se gjatë një regjistrimi të dhënat plotësohen zyrtarisht dhe jo nga vetë të anketuarit që deklarojnë kategori të caktuara. Domethënë kemi 3504 bullgarë të deklaruar. Kemi 20 mijë bullgarë me dyshtetësi. Kemi 120 mijë njerëz të pavizituar. Kur i paraqitëm këto të dhëna, shumë bullgarë nga Maqedonia e Veriut më kontaktuan dhe më thanë - po, këtu nuk na vizituan regjistruesit. D.m.th. kam shembuj konkretë. Prandaj, bëjmë thirrje që të krijohet një lloj komisioni hetimor evropian për të vizituar këta njerëz dhe për t'u siguruar se bëhet fjalë realisht për shkelje drastike të parimeve moderne evropiane, për shkelje të të drejtave të njeriut. Kjo gjë nuk po bëhet për momentin, që është vërtet një problem i madh, për të cilin duhet të punojmë ende për të konfirmuar vërtetësinë e pretendimeve tona”, kërkon shkencëtari.
Sipas Doc. Spas Tashev, dy vjet e gjysmë më parë Turqia nuk i njohu zyrtarisht rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Të njëjtën gjë duhej ta bënte edhe Bullgaria dhe t'i paraqiste këto fakte partnerëve euroatlantikë.
Studiuesi tregoi gjithashtu se cili ishte rezultati i letrës së publikuar nga Shoqata “Pasardhës të refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dhe miq”, ku ai është bashkëkryetar, drejtuar partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Informacion për letrën u publikua edhe në faqen shqipe të Radio Bullgarisë.
“Ne shtruam pyetjen pse ata mbështesin një qeveri që është kundër Korridorit Nr. 8? Ne e pyetëm drejtpërdrejt nëse po u shërbenin interesave të Serbisë, e cila u shkaktoi kaq shumë mjerim shqiptarëve në Kosovë, dhe unë do t'u thosha shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut – thekson Tashev. - Më duhet të them se, megjithëse faqet kryesore të lajmeve në gjuhën shqipe kontrollohen nga këto parti në Maqedoninë e Veriut, ka edhe faqe të pavarura në gjuhën shqipe që e pasqyruan letrën. Ata shfrytëzuan botimin që ishte në faqen e Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe, për të cilin dua të falënderoj institucionin tuaj. Mesazhi ynë u mbërriti atyre. Pas vetëm disa javësh, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe në të gjitha mediat në Maqedoninë e Veriut u njoftua se pala shqiptare shpreh pakënaqësi për faktin se Shkupi refuzoi ndërtimin e Korridorit Nr. 8. Dhe në fakt kjo ishte një nga pyetjet tona kryesore - pse partitë shqiptare mbështesin një politikë të tillë, e cila është kundër lidhjes së Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Adriatikut dhe Italisë. Dhe e pamë që Shqipëria praktikisht qëndroi pas kërkesave tona” - tha Spas Tashev para Radio Bulgarisë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: BGNES, EPA/BGNES, BTAMinoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..