Komisioni Qednror i Zgjedhjeve (KQZ) i dërgon prokurorit video regjistrimet e numërimit në 7 seksione votimi për shkak të mospërputhjeve me protokollet dhe rezultatet. Prokurorët do të duhet të kontrollojnë nëse ka prova për krijimin e dokumenteve me përmbajtje të rreme, bëri të ditur të ditur kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova.
Nënkryetarja e KQZ-së, Rosica Mateva, dha si një shembull për mospërputhjet një nga seksionet, ku në incizim dëgjohet dhe shihet se për një formacion - pjesëmarrës në zgjedhje janë numëruar 14 vota, por në protokollin e Komisionit Seksional të Zgjedhjeve, kundrejt emrit të tij, është shënuar "0", dhe shuma i shtohet një formacioni tjetër.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..