Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919, i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore.
Në periudhën nga 6 deri më 8 nëntor 1920, trupat serbe, pa pritur që komisioni ndërkombëtar të përcaktojë saktësisht kufirin strategjik ushtarak me Bullgarinë, të kërkuar nga qeveria e tyre, pushtuan pjesë të Caribrodit, Bosilegradit, Kullës dhe Trënit. Nga Bullgaria u shkëput një territor prej 1.545 kilometrash katrorë me një popullsi prej 64 509 banorësh. Kufiri i tërhequr kalon nëpër 25 fshatra bullgarë - Gruinci, Strezimirovci, Petaçinci, Bankja (Trënska), Vrabça, Dollna Nevlja, etj., duke ndarë shtëpitë, oborret, fushat, burimet, puset, varrezat, rrugët, familjet, të afërmit dhe miqtë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve, më shumë se 30 mijë bullgarë emigruan në Bullgari dhe më vonë rreth 5 mijë prej tyre emigruan në Evropën Perëndimore dhe Amerikë, sipas Qendrës Kulturore Informative “Bosilegrad”.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Foto: arkiv, arkiv personal, Nikollaj Tomov-VidinMë 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga..