Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich, e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës, shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve.
Ata protestuan para teatrit dhe pushtuan hyrjen e tij me kërkesë që të hiqet menjëherë “shfaqja skandaloze”. Sipas organizatave patriotike, shfaqja është një provokim, duke njollosur emrin e Patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov dhe ka për qëllim "talljen, poshtërimin, karikaturizimin dhe poshtërimin e figurës së bullgarit dhe kujtimit të heronjve të Luftës Serbo-Bullgare". Përleshje mes protestuesve dhe policisë kishte edhe kur policia tentoi të sigurojë një kordon para Teatrit Popullor. Për shkak të tensionit, pjesa iu prezantua një rrethi të ngushtë spektatorësh dhe gazetarësh.
Sipas fjalëve të drejtorit të Teatrit Popullor, Vasill Vasilev, është “turp që dikush të dojë censurë në vitin 2024”. Vasilev theksoi për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) se ka pasur presion për të censuruar shfaqjen, gjë që është e papranueshme. Me rastin e protestës ai tha:
“Unë dola me dashuri para protestuesve duke i kërkuar që të lejojnë që ky spektakël të shihet dhe vlerësohet. Mund të gjykojmë provokimin në performancë kur e kemi parë”.
Vetë Malkovich u komentoi gazetarëve se ai e propozoi këtë shfaqje sepse mendonte se ishte "një shfaqje simpatike dhe qesharake. "Dhe unë ende mendoj se ajo është e tillë," vuri në dukje ai dhe shtoi. - Kohë të çuditshme. Gjithnjë e më shumë njerëz pëlqejnë të censurojnë gjërat që nuk u pëlqejnë. Nuk kam të drejtë të censuroj, as protestuesit, puna ime është të jem regjisor. Në këtë rast, është detyra ime të drejtoj shfaqjen”.
Pranë teatrit, protestuesit kanë sulmuar edhe animatorin Teodor Ushev, i cili po shkonte në shfaqje.
Në një konferencë për shtyp në Asamblenë Kombëtare, Stanisllav Ballabanov nga “Ka një popull të tillë” (ITN) kërkoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm në detyrë Atanas Illkov dhe të drejtorit të Teatrit Popullor Vasil Vasilev. Sipas Ballabanov, organet e rendit nuk e kanë trajtuar me sukses sigurimin gjatë protestës së mbrëmshme, ndërsa zgjedhja e datës 7 nëntor nga drejtori i Teatrit Popullor për premierën e një shfaqjeje të tillë nuk është e përshtatshme. Ballabanov gjithashtu theksoi se nuk e arsyeton agresionin e protestuesve.
Nga ana e tij, Toshko Jordanov nga ITN komentoi se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë dhe shumë shpesh pas artit fshihen qëllime politike dhe të pamenduara. Jordanov vuri në dukje se si një Teatër Popullor në pronësi të shtetit, ai duhet të jetë përgjegjës për vetëdijen kombëtare të bullgarëve. Në këtë kuptim, drejtori i teatrit duhet të mendojë kur të organizojë një shfaqje më 7 nëntor, kur është zhvilluar beteja e Slivnicës. Jordanov theksoi se shfaqja flet për të njëjtën betejë në të cilën bullgarët janë karakterizuar si frikacakë. “Nëse bullgarët do të ishin frikacakë dhe do ta kishin humbur këtë luftë, tani nuk do të kishte Bullgari të bashkuar”, theksoi Jordanov.
Me rastin e përplasjeve të mbrëmshme, prokuroria u vetëdeklarua pas publikimit të pamjeve të tentativave për të sulmuar teatrin.
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori..
3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë..
Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon..