Nuk ka të arrestuar për trazirat e mbrëmshme para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje gjatë një proteste kundër shfaqjes “Armët dhe njeriu” me regji të John Malkovich. Këtë e bëri të ditur për BNT ministri i punëve të brendshme, Atanas Illkov. Në një konferencë për shtypin ai e cilësoi reagimin e policisë si të shpejtë, adekuate dhe të menjëhershme. 60 policë për luftimin e trazirave u dërguan në vendngjarje, ndonëse Drejtoria Metropolitane e Punëve të Brendshme nuk kishte informacion për provokime që përfshinin huliganë futbolli. Prokuroria e ngarkoi sot Drejtorinë për të identifikuar shkelësit e rendit, të cilët tashmë u identifikuan. Pyetjes se pse nuk pati arrestime pasi protestuesit sulmuan drejtorin e teatrit Vasill Vasilev, animatorin Teodor Ushev dhe aktorin Vlladimir Penev, policia shpjegoi se në një situatë të tillë qëllimi është fillimisht "të zbutet tensioni" dhe më pas të vazhdohet me arrestimet. Sipas Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, mbrëmë nuk kishte si të bëhej kordon sepse spektatorët me bileta duhej të hynin në teatër, pasi mes tyre kishte edhe provokatorë. “Falënderoj kolegët e mi që bënë një punë të mrekullueshme, që nuk lejuan tensioni të përshkallëzohej, që nuk morën masa për të arrestuar individë në një situatë të tensionuar, sepse atëherë do të bënit pyetje: “Si lejuat që qendra e Sofjes të gjakoset pikërisht përballë Teatrit Kombëtar”, tha drejtori i Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, Ljubomir Nikollov.
Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..