Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka të arrestuar për trazirat para Teatrit Kombëtar që të mos ketë përshkallëzim

Atanas Illkov
Foto: BTA

Nuk ka të arrestuar për trazirat e mbrëmshme para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje gjatë një proteste kundër shfaqjes “Armët dhe njeriu” me regji të John Malkovich. Këtë e bëri të ditur për BNT ministri i punëve të brendshme, Atanas Illkov. Në një konferencë për shtypin ai e cilësoi reagimin e policisë si të shpejtë, adekuate dhe të menjëhershme. 60 policë për luftimin e trazirave u dërguan në vendngjarje, ndonëse Drejtoria Metropolitane e Punëve të Brendshme nuk kishte informacion për provokime që përfshinin huliganë futbolli. Prokuroria e ngarkoi sot Drejtorinë për të identifikuar shkelësit e rendit, të cilët tashmë u identifikuan. Pyetjes se pse nuk pati arrestime pasi protestuesit sulmuan drejtorin e teatrit Vasill Vasilev, animatorin Teodor Ushev dhe aktorin Vlladimir Penev, policia shpjegoi se në një situatë të tillë qëllimi është fillimisht "të zbutet tensioni" dhe më pas të vazhdohet me arrestimet. Sipas Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, mbrëmë nuk kishte si të bëhej kordon sepse spektatorët me bileta duhej të hynin në teatër, pasi mes tyre kishte edhe provokatorë. “Falënderoj kolegët e mi që bënë një punë të mrekullueshme, që nuk lejuan tensioni të përshkallëzohej, që nuk morën masa për të arrestuar individë në një situatë të tensionuar, sepse atëherë do të bënit pyetje: “Si lejuat që qendra e Sofjes të gjakoset pikërisht përballë Teatrit Kombëtar”, tha drejtori i Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, Ljubomir Nikollov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Caribrod diskutuan ndryshimet që priten në Serbi

Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..

botuar më 25-01-02 11.18.PD

Një kontingjent ndërkombëtar policor do të vendoset përgjatë kufirit tonë me Turqinë

Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..

botuar më 25-01-02 6.10.PD
Pamje nga mali Rilla

Parashikimi i motit për 2 janarin

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në shumë vende, por do të ketë mjegull, ose vranësira të përmbysura në lugina dhe ultësira. Do të jetë pothuajse e qetë. Dukshmëria do të përmirësohet pasditen e së enjtes dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në..

botuar më 25-01-01 7.00.MD