Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela, Dimitër Zheljazkov dhe shtëpia malore “Septemvri”, ku është edhe fillimi/mbarimi i garës sportive.
Pjesëmarrësit ndahen në ekipe me dy - "burra", "gra" ose "skuadra të përziera" (që konkurrojnë në kategorinë "burra"), në dy kategori - vrapues dhe turistë. Ata do të marrin një hartë të zonës me të gjitha shtëpizat malore të shënuara. Qëllimi i çdo ekipi është të mbledhë numrin maksimal të pikëve, duke vizituar numrin maksimal të shtëpive malore përgjatë një rruge të zgjedhur lirisht.
Foto: BGNES, Facebook /huthopraceNë sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..