Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

9
Foto: Muzeun Historik Rajonal - Jamboll

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në terrene të largëta dhe të egra. Zepelini fluturoi me sukses mbi detet Egje dhe Mesdhe, pastaj mbi shkretëtirën në Afrikë, duke zhvilluar një shpejtësi deri në 103 km në një orë. Por kur ai po i afrohej qytetit Hartum në Sudan, ai u thirr të rikthehet në bazë nga komanda gjermane për shkak të dezinformatave të përhapura nga forcat kundërshtare. Gjatë fluturimit, ekuipazhi prej 23 anëtarësh nuk përdori harta, fluturoi sipas ndjenjës dhe shumicën e kohës nuk kishte asnjë kontakt me Berlinin. Pavarësisht dështimit taktik, misioni sekret u bë legjendar. Dhe mbetet në histori me kohëzgjatjen e tij rekord të fluturimit prej afro 96 orësh dhe më shumë se 6800 km të kaluar.

Këto dhe fakte të tjera interesante, që lidhen me fluturimin epik të L59 dhe historinë e dirizhableve, mësojmë nga ekspozita fotografike multimediale “BOTA E DIRIZHABLEVE: KUR JAMBOLL ISHTE PJESË E SAJ”, e rregulluar në Muzeun Historik Rajonal të qytetit. Ajo bazohet në librin “Aeroplanët e projektuar për madhështi”(Airships-design for greatness) nga Prof. Massimiliano Pinucci. Ai vetë është projektues dhe pilot amator, si dhe kurator i ekspozitës. Vizitorët mund të shohin gjithashtu një model në shkallë 1:100 të zepelinit legjendar L 59.

Prof. Massimiliano Pinucci është një projektues, pilot amator, eksperimentues dhe pjesëmarrës në projekte kreative aeronautike

Prof. Pinucci pranoi për Radio Bullgarinë se edhe si fëmijë lexoi për L 59 në një libër të gjyshes së tij nga vitet 30-të dhe që atëherë u mahnit nga magjia e dirizhableve. Si rezultat i kërkimit të tij afatgjatë, lindi një libër dhe ekspozitë për gjigantët qiellorë të shekullit të XX-të. Për herë të parë ekspozita u prezantua në vitin 2018 në Trieste. "Vitin e kaluar vizitova qytetin Jamboll dhe u dashurova me të. Atëherë për herë të parë shkela në dyshemenë e ish-hangarit të anijeve ajrore të ndërtuar në afërsi të qytetit" - thotë Prof. Pinucci dhe shton:

Fazat e ndërtimit të hangarit

“Kështu lindi ideja për të vazhduar me një projekt që do të përdorte përmbajtjen e ekspozitës së vitit 2018, por i përditësuar me vizatime dhe tabela të reja në një seksion të veçantë kushtuar dirizhableve të Jambollit. Dhe ata ishin tre gjatë Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, ne e vëmë theksin mbi të fundit - Zepelin L 59 që bëri këtë fluturim legjendar. Ky është një fluturim rekord që zgjat mbi 95 orë pa u ndalur dhe pa mbushjen suplementare të karburantit, dhe mbetet për dyzet vjet, fluturimi më i gjatë i njerëzimit!”

Sipas prof. Pinucci, për aviacionin, këto 40 vite janë si 400 vjet në jetën e zakonshme. Sepse në 4 dekada, njerëzit kaluan nga avionë të vegjël prej druri dhe pëlhure në avionë që e tejkalojnë një deri në dy herë shpejtësinë e zërit. “Misioni i L 59 është një nga ato aventura romantike që na lehtësojnë disi kur flasim për vitet e errëta të luftës”, thotë profesori, duke shtuar:

Nxjerrja e L 59

Ky nuk ishte një mision ushtarak, ishte një mision shpëtimi, nuk ishte një mision bombardimi, ishte një mision transporti mallrash. Imagjinoni, ky është njësoj si të dërgojmë furnizime për një mision hapësinor nga Jamboll sot, dhe për këtë qëllim të ndërtojmë një bazë ajrore në këtë qytet dhe një raketë gjigante, dhe më pas ta lëshojmë atë në hapësirë."

Pas kthimit nga Afrika, zepelini kreu një sërë misionesh zbulimi në pika të tjera të planetit. Por më 7 prill 1918, pasi u ngrit nga Jamboll, L 59 u shkatërrua në rrethana të paqarta pranë Maltës. Megjithatë, arritja e tij e paprecedentë çoi në një ndryshim revolucionar në mendimin inxhinierik në fillim të shekullit të XX-të.

Rruga e zepelinit L 59 nga Jamboll deri në Hartum, Sudan

"Fluturim me dy drejtime të L 59 deri në kufijtë e Kenisë, deri në Sudan dhe mbrapa mund të krahasohet me distancën midis qytetit Jamboll dhe Majamit. Kjo është rreth 6800 km nga ajri, një distancë mbresëlënëse! Nuk është rastësi që ky fluturim rekord u studiua me shumë kujdes nga drejtues dhe sipërmarrës të sektorit, të cilët u interesuan për mundësinë e shfrytëzimit të dirizhableve për fluturime të pasagjerëve në distanca të gjata transoqeanike” – përfundon Prof. Massimiliano Pinucci.

Ekspozita mund të shihet në Muzeun Historik Rajonal të qytetit Jamboll deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa nga marsi do të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar në Sofje.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Muzeun Historik Rajonal - Jamboll, Massimiliano Pinucci




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD