Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme.
Dhe këtë herë SoFest Autumn tërheq dashamirët e xhazit me pjesëmarrjen e dy formacioneve ndërkombëtare – të kuintetit nga Holanda "The Fours" dhe të "Thanos Stavridis Quartet" nga Greqia.
Në dy mbrëmjet e fundit – 16 dhe 17 nëntor – do të mbahen dy koncerte shumë të veçanta. Më 16 nëntor, këngëtarja me një zë unik - Roberta - do të prezantojë interpretimin e saj të këngëve më të njohura të Janis Joplin. Mbyllja e SoFest 2024 është rezervuar për “Fondacijata” (“Fondacioni” ) me një koncert në kujtim të këngëtarit të paharrueshëm Kirill Mariçkov.
Më 17 nëntor, muzikantët do të performojnë jo vetëm hitet e njohura, por edhe aranzhimet e tyre të reja akustike. Së bashku me Dobrin Vekillov - Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov dhe Venko Poromanski, në mbrëmjen e së dielës në Sofia Live Club do të jenë mysafirët e tyre special - një nga zërat më të njohur dhe më të dashur të rock-ut bullgar - vokalisti i B.T.R. Atanas Penev dhe Valldi Totev - kompozitor, vokalist dhe pianist i grupit "Shturcite".
Foto: BGNES, Facebook /Common People, Facebook /SoFest Autumn 2024
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në lidhje me shpalljen e kandidaturës së përbashkët të qyteteve bullgare Gabrovo dhe Veliko Tërnovo për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032, banorët e Gabrovos prezantojnë vlerat e përbashkëta kulturore të të dy qyteteve në disa..
Më 1 korrik 2025, Opera Shtetërore – Stara Zagora shënoi 100-vjetorin e saj. Në programin e dedikuar për këtë përvjetor të rëndësishëm, trupa e parë operistike jashtë kryeqytetit në Bullgari përfshiu dhjetë premiera, shfaqje të Studios për Fëmijë dhe..
Veprat e shquara të Stajnovit: "Legjendë", "Përrallë", "Ballkan", "Trakia", "Skerco Simfonik" skicojnë karakteristika thelbësore të simfonizmit bullgar nga vitet ’20 deri në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Por "Vallëzime Trake" ka një vend të..
Në lidhje me shpalljen e kandidaturës së përbashkët të qyteteve bullgare Gabrovo dhe Veliko Tërnovo për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin..