Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Cvetan Angellov
Foto: Facebook /Grupi "Kanella"

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20. Aktualisht, grupi “Kanella” përbëhet nga: Cvetan Angellov - vokal dhe kitara, Niki Daradidov - bas dhe vokal, dhe 19-vjeçari Svetosllav Petrov në bateri.

Për mesazhin e emrit të shijshëm të grupit, Cvetan Angellov thotë:

"Emri na kujton një erëz të ëmbël nga rafti i gjyshes që bënte qumësht me oriz - është aroma e fëmijërisë, kur ëndërronim të pushtonim botën. Pas një kohe të gjatë, ne kemi përsëri të njëjtën energji - në fakt kanella është ajo gjë që e kemi marrë që nga fëmijëria për të ecur përpara."

Mund të konsiderohet edhe si një rikthim tek vlerat primare në muzikë, sepse këngët e “Kanellës” janë shumë melodike. Cvetan thotë se ata janë rritur me  hard rock-un "e vjetër", muzikën klasike dhe xhaz, por ata nuk e kufizojnë veten stilistikisht, sepse bota po ecën përpara, ndaj dëgjojnë edhe grupe dhe artistë të rinj bashkëkohorë, të cilët formojnë ambientin muzikor modern, për të cilin ai mendon se është i mrekullueshëm.


“Shpesh dëgjoj bashkëmoshatarët e mi të thonë – “Nuk bëjnë më këngë si dikur!” Jo, bëjnë, por ne jemi mbyllur, jemi mbyllur dhe nuk i dëgjojmë. Ne nuk u japim atyre mundësinë të vijnë tek ne, sepse ne jetojmë në atë kohë kanelle të së kaluarës dhe unë dua ta transferoj këtë gjë tani, në kohën e sotme, për të dhënë karburant dhe të tingëllojë më aktuale”, shpjegon Cvetan Angellov.

Pikërisht këtë duan të arrijnë me këngën e tyre më të re "Bukuria", në të cilën për herë të dytë pas këngës "Unaza" punojnë me poezi të Veselin Hançevit (1919-1966).

Do të jemi jashtëzakonisht të lumtur nëse arrijmë t'u japim një lexim të ri ose një rilindje këtyre vargjeve, që janë të mrekullueshme, që të dëgjohen nga më shumë njerëz. E di që ato nuk janë të panjohura - e di që njihen sepse janë vërtet të bukura, të dashura, sentimentale. Por megjithatë, një lexim i ri do t'i jepte më shumë liri kuptimit të tyre. Për mua kjo është e rëndësishme, dhe për grupin, sigurisht. Pra, ky është gjithashtu një nga synimet tona”.

Foto: YouTube/ Grupi "Kanella", Facebook/ Grupi "Kanella"

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD