Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë.
“Dy javë më parë, Instituti Shqiptar i Statistikave publikoi të dhëna më të detajuara, të cilat nuk janë ende të disponueshme për publikun e gjerë bullgar”, tha për programin e BNR “Horizont” Profesori i Asociuar Spas Tashev nga Instituti për Studimin e Popullsisë dhe Njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Numri më i madh i bullgarëve është në rajonin e Gorës së Kukësit, 2174 veta. Rajoni ndodhet përballë Kosovës dhe njihet në historinë bullgare si Malеt е Sharrit.
“Bëhet fjalë për një popullsi 100% bullgare myslimane. Mes tyre manifestimi i identitetit bullgar është më i madhi, mbi 90% prej banorëve të këtij rajoni”, tha shkencëtari.
Rajoni tjetër më i rëndësishëm ku ka bullgarë është Golloborda përballë qytetit Dibra në Maqedoninë e Veriut, me 1736 bullgarë të deklaruar, ose mbi 65% e popullsisë janë gjithashtu bullgarë myslimanë.
Në rajonin e Korçës, ku përfshihet edhe rajoni i Prespës së Vogël, janë regjistruar si bullgarë 511 persona, ose 20% e popullsisë dhe ata janë kryesisht të krishterë.
Feja nuk ndikon në asnjë mënyrë identitetin e bullgarëve në Shqipëri, thekson studiuesi, dhe myslimanët bullgarë atje nuk kanë asnjë emër tjetër rajonal përveç bullgarit. Identiteti i tyre përcaktohet mbi të gjitha nga gjuha dhe traditat e tyre. Në brendësi të vendit ka një rritje të shkollave bullgare të së dielës, të organizuara pikërisht nga emigrantët e ardhur nga rajonet kufitare të Shqipërisë.
Bullgarët në Gorën e Kukësit dhe Gollobordë jetojnë në komuna që janë të përziera me popullsi shqiptare. Pritet që të gjitha vendbanimet bullgare të bashkohen në komuna të pavarura bullgare dhe të gjitha mbishkrimet publike në to, përveç shqipes, të jenë edhe në gjuhën bullgare. Është planifikuar që në shkollat shqipe të këtyre komunave të mësohet edhe gjuha bullgare. Ne kemi një rezervat kulturor që e ka ruajtur identitetin bullgar ndër shekuj”, thekson Prof. i Asoc. Tashev.
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..