Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i papunësisë së regjistruar në Bullgari në tetor mbeti në 5.2%. Ai përkufizohet si përqindja e të papunëve të regjistruar në mesin e popullsisë ekonomikisht aktive të moshës 15-64 vjeç, siç është përcaktuar në regjistrimin e vitit 2021.
Vendet e lira janë më së shumti në sferën e industrisë përpunuese - 26,3%, pasuar nga tregtia - 14,1%, arsimi - 12%, administrata shtetërore - 10,5%, veprimtaritë administrative - 7%, industria e hotelerisë dhe restoranteve - 6,8%. Kërkohen operatorë të makinerive dhe pajisjeve stacionare, punonjës social, shitës, punëtorë ne industrinë minerare dhe përpunuese, ndërtim dhe transport, si dhe punonjës të grumbullimit të mbetjeve, drejtues automjetesh , specialistë biznesi dhe administrativë etj.
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..