Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor.
“Tre vjet pas shfaqjes së këngës sonë të parë, ne paralajmërojmë një koncert në arenën më të madhe të Bullgarisë dhe ju e keni fajin për këtë. Ne do ta bëjmë këtë ngjarje të paharrueshme – na premtuan muzikantët e rinj. Pas këtij eventi do të bëjmë një pushim të gjatë pa shfaqje, prandaj, ejani, ju duam, faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë!”
Ju ofrojmë këngën e tyre më të fundit "Era", ku merr pjesë edhe kori i famshëm "Misteri i Zërave Bullgarë".
Mund të mësoni më shumë për duetin “Molec” nga publikimet e mëposhtme nga arkivi i Radio Bullgarisë:
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR