Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar një grevë efektive kombëtare, rreth 25% - janë për mitingje kombëtare dhe rajonale, dhe mbi 20% - për mosmbarimin e semestrit të parë shkollor.
Mësuesit kërkojnë rritje të pagave prej 21%, gjë që do t'u garantojë 125% mbi pagën mesatare bruto për vendin, tha për BNR Julijan Petrov, kryetari i Sindikatës "Arsimi" pranë Konfederatës së Punës "Podkrepa".
“Një mësues i ri merr aktualisht një pagë prej 1445 leva (738,8 euro), gjë që është tregues se të rinjtë edhe nëse bëhen mësues nuk do të mbeten në shkollë për një periudhë të gjatë me detyrat e shumta që kanë”, komentoi sindikalisti. Kështu, nëse shpërblimet nuk rriten, mosha mesatare në sistem – mbi 52 vjeç për momentin – do të rritet edhe më shumë.Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill..
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe..