Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Foto: BTA

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Austrisë. Hungaria mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së dhe Austria është vendi që deri më tani ka bllokuar hyrjen tonë tokësore në Shengen për shkak të shqetësimeve për një rritje të migracionit të paligjshëm.

"Deri tani gjërat po shkojnë sipas planit. Ky takim ishte për të raportuar progresin e Bullgarisë dhe Rumanisë në drejtim të luftës kundër migracionit të paligjshëm. Të mos harrojmë edhe përpjekjet e Turqisë, e cila na ndihmon shumë në këtë drejtim, të merremi me luftën kundër migracionit ilegal”, komentoi kryeministri Dimitër Gllavçev.

Në takim, ministrat vendosën krijimin e një kontingjenti të përbashkët shtesë prej 100 personash përgjatë kufirit bullgaro-turk. Sipas ministrit të punëve të brendshme Atanas Illkov, edhe nëse të dy vendet pranohen nga fillimi i vitit 2025, kontrolli përgjatë kufirit midis Rumanisë dhe Bullgarisë do të ruhet përkohësisht për 6 muaj, por nuk do të jetë ashtu siç është në momentin e tanishëm, bëri të ditur gazetari i BNR Nikollaj Hristov.

Vendimi përfundimtar për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen do të votohet më 12 dhjetor në Këshillin për Drejtësi dhe Punë të Brendshme.
Që nga marsi i këtij viti, Rumania dhe Bullgaria janë pjesë e Shengenit nga deti dhe ajri dhe tani presin hapjen e kufijve tokësorë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valentin Mudrov dhe Annette Kroeber-Riehl

U diskutua ndërtimi i një qendre të dhënash të Google në Bullgari

Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i Qeverisjes Elektronike Valentin Mundrov tha se partneriteti midis Bullgarisë dhe gjigantit të..

botuar më 25-11-18 6.24.MD

Menaxheri special i "Lukoil Neftohim" shkarkoi kreun e bordit drejtues të kompanisë

Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe i heq autoritetin e tij për të përfaqësuar kompaninë, raportoi BTA...

botuar më 25-11-18 3.51.MD

Agjencia "Mjara": 81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale

81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk ​​janë të bindur se ekziston një ekonomi tregu funksionale në vendin tonë. Të dhënat janë nga një anketë e pavarur nga..

botuar më 25-11-18 2.33.MD