Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij, ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e parë të bullgarëve. Pas vdekjes së ShenMetodij në vitin 885 të dëbuar nga Moravia, Shtatë Shenjtorët erdhën në Bullgari.Mbreti Boris i pranoi dhe i caktoi të arsimonin popullin. Klimenti themeloi një shkollë arsimore në Ohër me 3050 nxënës. Mbreti Simeon në vitin 896 e emëroi peshkop të Drembicës ose Velicës, në dioqezën e së cilës përfshihej Ohri. Ai ishte peshkopi i parë bullgar që shkëlqeu në vepra dhe bëri mrekulli - vdiq në vitin 916.
Shën Kliment Ohridski është mbrojtësi shpirtëror i institucionit të parë bullgar të arsimit të lartë – Universitetit të Sofjes, i cili mban emrin e shenjtorit.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: bulgarianhistory, Bllagoj AnevJava e Madhe ose java e pësimit të Zotit Jezu Krisht është e fundit para Pashkëve. Kjo javë është gjithashtu më e rrepta në fund të Kreshmës së Madhe të gjatë, e cila i përgatit besimtarët për Ngjalljen e Krishtit. Fillon pas së dielës në të cilën të..
Me aromë pranvere dhe me pritjen për Ringjalljen e madhe të Krishtit, Dita e Dafinave (Cvetnica) është një nga festat më të dashura në Bullgari. Që në mëngjes herët, njerëzit mbushin kishat për të nderuar këtë ditë të shenjtë dhe për të ndarë gëzimin e..
Sot bëhen 46 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Më 10 prill të vitit 1979 në orën 20:34, sipas orës së Moskës, anija kozmike “Sojuz-33” u hodh në orbitë rreth Tokës. Në bord, së bashku me komandantin e fluturimit Nikollaj..