Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij, ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e parë të bullgarëve. Pas vdekjes së ShenMetodij në vitin 885 të dëbuar nga Moravia, Shtatë Shenjtorët erdhën në Bullgari.Mbreti Boris i pranoi dhe i caktoi të arsimonin popullin. Klimenti themeloi një shkollë arsimore në Ohër me 3050 nxënës. Mbreti Simeon në vitin 896 e emëroi peshkop të Drembicës ose Velicës, në dioqezën e së cilës përfshihej Ohri. Ai ishte peshkopi i parë bullgar që shkëlqeu në vepra dhe bëri mrekulli - vdiq në vitin 916.
Shën Kliment Ohridski është mbrojtësi shpirtëror i institucionit të parë bullgar të arsimit të lartë – Universitetit të Sofjes, i cili mban emrin e shenjtorit.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: bulgarianhistory, Bllagoj AnevMbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...
Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një..