Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"I pathyer"

Foto: YouTube /Dimitar & Hristo

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer ".

Albumi përfshin tetë këngë, disa prej të cilave do të kenë premierë live në koncertin e dyshes më 27 nëntor në Qendrën Kulturore “Iskër” në Sofje. Në skenën pranë Dimitërit dhe Hristos dhe projektit "Makinat e kohës" do të jenë të ftuar shumë muzikantë: Stanisllav Sllanev - Stenli,  trio Fida (e njohur nga formati televiziv "Zëri i Bullgarisë"), Stefan Illçev, Kamen Vodeniçarov etj.

Kënga " I pathyer ", e cila ia dha emrin albumit, përzien stilin e krijuar tashmë të dyshes me një rol pak më të papritur - dëgjoni! 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD