Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i Ri” për të formuar qeverinë, ne nuk do të ikim si ITN për të hedhur mandatin. Këtë e premtoj, nëse jemi të dytët – do të kërkojmë opsione”, tha Deljan Peevski. Sipas deputetit, parlamenti aktual ka “mbaruar” dhe partitë në të duhet të bien dakord se kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. Sipas tij, në sallën plenare mosmarrëveshjet për zgjedhjen e kryetarit zbresin se kush kë do, kush është i dashuri i kujt, kush kë ka mashtruar. Deljan Peevski nuk pranoi t’i përgjigj pyetjes së një gazetari nëse lideri i GERB-it Bojko Borisov gaboi me kërkesën që të kthejë mandatin e parë për formimin e qeverisë, por siguroi se nëse i jepet mundësia do të formojë një kabinet, pa specifikuar se me kë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..