Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 5 dhjetorin 2024

Moti mbetet me vranësira dhe me reshje të dobëta shiu, në male dhe dëborë

Foto: BGNES

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 5°, në Sofje 2°. Në mëngjes vende-vende do të ketë dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Reshje të dobëta shiu do të bien fillimisht në zonat lindore dhe më vonë gjatë ditës edhe në zonat perëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5° deri në 10°, në kryeqytet rreth 5°.

Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira, vende-vende me reshje të dobëta bore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 3°, në 2000 m rreth minus 2°.

Do të mbajë mot me vranësira në Detin e Zi, me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 8-9°. Uji i detit është 11-12°.

Të premten do të mbajë mot i vranët, vende-vende kryesisht në Bullgarinë Veriore do të ketë reshje shiu, në rajonet veriperëndimore dhe borë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 korrikun 2025

Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave mbi rajonet perëndimore, ndërsa në pjesën tjetër më të madhe të vendit do të jetë kryesisht kthjellët. Të martën , vranësirat më të dukshme do të jenë mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa..

botuar më 25-07-14 7.35.MD
Aleksandër Kornezov

Aleksandër Kornezov u miratua si gjyqtari bullgar në Gjykatën e BE-së

Kandidatura e Bullgarisë për gjyqtar në Gjykatën e Bashkimit Evropian, doc. dr. Aleksandër Kornezov, u miratuar nga komiteti i BE-së i përbërë nga juristë të shquar, njofton lex.bg. Komiteti vlerëson kompetencën, përvojën profesionale, njohuritë..

botuar më 25-07-14 6.49.MD

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s viziton Bullgarinë

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giuseppe Cavo Dragone, mbërriti në një vizitë në Bullgari me ftesë të shefit të mbrojtjes, admiral Emill Eftimov, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Më 15 korrik, në poligonin stërvitor "Novo Sello",..

botuar më 25-07-14 3.18.MD