Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zagreb, Kroaci, me ftesë të homologut të tij, Zoran Millanoviç. Në qendër të bisedimeve mes dy presidentëve është thellimi i bashkëpunimit dypalësh midis Bullgarisë dhe Kroacisë, në funksion të stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit. Të dy liderët do të kryesojnë gjithashtu bisedimet plenare ndërmjet delegacioneve zyrtare të të dyja vendeve. Presidenti Radev dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Kroaci do të nderojnë veprën e krijuesit bullgar Ivan Vazovit, pranë bustit të tij në Rrugicën e Poetëve në parkun "Bundek".
Më 15 korrik, Presidenti bullgar do të vizitojë Varrezat Ushtarake Bullgare në Vukovar, ku do të bëjë homazhe në nder të oficerëve dhe ushtarëve bullgarë që ranë në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu, është parashikuar edhe një vizitë në Varrezat Memorialë të Vukovarit për të rënët në Luftën Patriotike Kroate.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTABotimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se..