Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje.
Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura me pista të gjera, të gjata 800 m, dhe një shesh patinazhi të veçantë është në dispozicion për adhuruesit e patinazhit ekstrem.
Atraksioni i akullit ka 2500 çifte patina, 60 trajnerë dhe 15 instruktorë.
Një treg Krishtlindjesh me ushqime dhe pije tradicionale ndodhet rreth shesheve. Ka edhe një sektor për prezantime dhe evente nën kujdesin e Bashkisë Metropolitane.
Priten mbi 650 mijë njerëz të argëtohen në parkun më të madh të akullit të ndërtuar në vendin tonë.
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..