Në ditën e 25-të të zgjedhjeve të Asamblesë së re të 51-të Kombëtare, nga prova e 11-të, u zgjodh për Kryetare të Kuvendit Prof. e Asoc. Natalija Kisellova nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 140 vota “pro”, 93 “kundër” dhe asnjë abstenim. Ajo falënderoi edhe ata që e kundërshtuan edhe ata që nuk e kundërshtuan. Prof. e Asoc. Natalija Kisellova deklaroi se do të jetë kryetare e të gjithëve, dhe se kompromisi është një çështje që do të diskutohet, por kur të merret vendimi duhet ndjekur.
Kisellova u mbështet nga 68 deputetë të GERB-SDS, 35 nga PP-DB, 34 nga "Vëzrazhdane" votuan "kundër". Nga “DPS-Fillimi i Ri” 29 deputetë ishin “kundër”. 18 deputetët e BSP-së e përkrahën Kisellovën. 19 nga Aleanca për të Drejta dhe Liri - gjithashtu votuan "pro", “Ka një popull të tillë” (ITN) ishte kundër, MEÇ - gjithashtu.
Natalija Kisellova është 47 vjeç. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme humanitare në vendlindjen e saj Kazanllëk dhe Fakultetin Juridik të Universitetit të Sofjes, ku është profesore e së drejtës kushtetuese. Ajo ka qenë eksperte juridike në Parlament dhe në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe sekretare për çështje juridike të presidentit Rosen Plevneliev.
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..