Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve.
Së bashku me meloditë e preferuara, në koncert do të tingëllojnë edhe dy këngë të njohura për fëmijë të më shumë se një shekulli më parë. Përfshirja e tyre në repertorin e Grupit Vokal “Radiodeca” ka një histori mjaft interesante që lidhet me motrën e poetit Geo Milev Penka Kasabova, e cila në vitet 30-të të shekullit të kaluar ishte drejtoreshë e Kopshtit Amerikan në Sofje. Gjatë një vizite të saj në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) në vitin 1990 Penka Kasabova i këndoi këto këngë nga kujtimet e saj para redaktorëve të Redaksisë së Fëmijëve. Dorotea Petrova, atëherë kryeredaktore në Edicionin për Fëmijët, i regjistroi ato dhe iu drejtua Stefan Ribarov, i cili bëri aranzhimet e tyre të para.
Këtë vit, me ftesë të kryeredaktores aktuale Desisllava Kostantinova, kontrabasisti Dimitër Sirakov, i cili prej shumë vitesh punon me formacionin e fëmijëve, bëri aranzhime të reja bashkëkohore. Ato u incizuan nga Grupi Vokal “Radiodeca” në fillim të vitit 2024. Pikërisht në aranzhimet e tyre të reja do t'i dëgjojë publiku në koncertin e së shtunës.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...