Gjatë një seance dëgjimore në Asamblenë Kombëtare për shkak të problemeve të mungesës së ujit në vend, u raportuan të dhëna alarmante për gjendjen e burimeve ujore dhe aksesin në ujë për nevoja shtëpiake dhe vaditje. Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Petër Dimitrov, theksoi se ka tendencë drejt thatësirës së përhershme dhe zvogëlimit të rrjedhjes së ujit. Sipas tij, veçanërisht shqetësuese janë të dhënat për Rrafshin e Danubit, ku ajo ka rënë për 82%, krahasuar me vitin e kaluar, i cili u shpall nga Organizata Botërore Meteorologjike si më i thati në 30 vitet e fundit. Përveç kësaj, në Pleven dhe Lloveç uji nuk grumbullohet, por humbet në rrjetin e transmetimit të ujit deri në 90%, dhe në disa vende mbi 90%.
Përpjekjet e shtetit i janë drejtuar punës me bashkitë ku ka regjim të ujit dhe projektet për përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë, në kuadrin e programit të financuar nga buxheti i shtetit. Ministrja e Zhvillimit Rajonal, Violeta Koritarova, theksoi se është e rëndësishme që kryetarët e komunave të kuptojnë nevojën e këtij aktiviteti, sepse “askush nuk do të kthehet në një vend të populluar, qoftë edhe të përmirësuar, por me regjim ujor”.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..