Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika sipas së cilës kopshtet zoologjike shkëmbejnë kafshë për qëllime mbarështimi është e zakonshme edhe në vendin tonë. Me të, dhuruesi ruan të drejtat për pasardhësit e kafshëve të ofruara, dhe "huaja" është me afat të hapur.

"Për momentin, ne kishim pesë derre mashkullore të këtij lloji, kështu që tre femrat e sapoardhura do të jenë një shtesë e mrekullueshme. Llëço do të jetë majmini i parë i llojit Cebus në kopshtin tonë zoologjik. Kafshët janë dërguar për një periudhë të pacaktuar," sqaroi për Agjencinë Telegrafike Bullgare BTA Najden Ilinov, drejtor i Kopshtit Zoologjik të Stara Zagorës dhe shtoi se të gjitha kafshët në Kopshtin Zoologjik janë plotësisht të përgatitura për stinën e dimrit.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..