Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit

Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në pushtet. Megjithatë, ata nuk kanë një shumicë votаsh, edhe nëse e rinovojnë koalicionin me partnerët e tyre të mëparshëm nga Partia Nacional-Liberale dhe formacioni i hungarezëve, tha i dërguari special i BNR-së për zgjedhjet në Rumani, Llëçezar Vëlev. Për shkak të rezultatit të lartë të zgjedhjeve parlamentare të partive nacionaliste dhe votës së fituar presidenciale, por të anuluar më vonë, për kandidatin pro-rus Calin Georgescu, lindi ideja për të formuar një shumicë pro-evropiane. Partia Socialdemokrate, Partia Kombëtare Liberale, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë, Bashkimi Demokratik i Hungarezëve dhe përfaqësues të pakicave kombëtare bashkojnë forcat. Qëllimi është të izolohen nga pushteti forcat e ekstremit të djathtë. Politikanët ranë dakord gjithashtu për mbështetjen për një kandidat të mundshëm të përbashkët pro-evropian për zgjedhjet presidenciale, të cilat ka të ngjarë të mbahen në shkurt ose mars.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskuton në Turqi situatën e Sirisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti më 12 dhjetor në Ankara për të zhvilluar takime me presidentin turk Rexhep Erdogan, ministrin e Jashtëm Hakan Fidan dhe figura të tjera politike. Qëllimi kryesor i vizitës së tij është të diskutohet situata në Siri pas përmbysjes së presidentit Bashar Assad nga grupet rebele, theksojnë mediat turke. Në aeroport, ai u prit nga Erdogani dhe i bëri thirrje Turqisë që të mbrojë popullsinë civile në Siri. Blinken theksoi nevojën që koalicioni i krijuar për të mposhtur "Shtetin Islamik", i cili përfshin pakicën kurde, të vazhdojë të përmbushë misionin e tij. "Ne nuk duhet të kërkojmë hakmarrje, është koha për t'u bashkuar dhe rindërtuar vendin", deklaroi ministri i jashtëm turk menjëherë pas arratisjes së Assadit, duke shtuar: "Miliona sirianë që banojnë në vendin tonë tani mund të kthehen në atdheun e tyre". Ndërkohë, mediat turke raportojnë se një fluks refugjatësh sirianë që dëshirojnë të kthehen në atdheun e tyre po vërehet në pikat kufitare turke përgjatë kufirit prej 900 kilometrash me Sirinë. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya njoftoi se gjithsej 1,247,432 sirianë banojnë në vend nën mbrojtje të përkohshme. Ai saktësoi se në doganë është instaluar një sistem për të kontrolluar identitetin dhe të dhënat e pasagjerëve dhe personat me taksa dhe gjoba të papaguara nuk do të lejohen të largohen nga vendi.

Greqia pezullon kërkesat për azil për sirianët

Greqia, ashtu si vendet e tjera evropiane, po pezullon përkohësisht pranimin e kërkesave për azil nga qytetarët sirianë. Një vendim zyrtar pritet të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare. Ministria e Migracionit raporton se po marrin kërkesa nga shtetas sirianë që duan të kthehen. Ata dëshirojnë të marrin fonde sipas programit evropian për largim vullnetar nga një vend evropian. Sipas të dhënave zyrtare, në Greqi jetojnë rreth 12 mijë sirianë. Një pjesë e tyre banojnë në kampet e refugjatëve, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së Katja Peeva.

Qiproja do të bashkëpunojë me Britaninë në luftën kundër flukseve të paligjshme të parave ruse
Nikos Christodoulides dhe Keir Starmer
Nikos Christodoulides dhe Keir Starmer

Mbretëria e Bashkuar dhe Qipro do të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe flukseve të paligjshme të parave ruse. Kjo u bë e qartë pas vizitës së kryeministrit britanik Keir Starmer në Nicosia dhe takimit të tij me presidentin qipriot Nikos Christodoulides, njoftoi BTA. Britania do të ndajë përvojën e saj dhe informacionet hetuese me Qipron për të ndihmuar në zbatimin më efektiv të sanksioneve kundër Rusisë. Qipro, që dikur ishte një destinacion i preferuar për oligarkët rusë për të mbajtur paratë e tyre, ka ngrirë asetet ruse me vlerë 1.5 miliardë paund që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Në korrik, Qipro iu bashkua gjithashtu nismës së Shadow Fleet të udhëhequr nga Britania, e cila kërkon të ndalojë anijet e përdorura nga Rusia për të anashkaluar sanksionet në tregtinë e naftës. Starmer tha se Britania dhe Qipro po punojnë së bashku për të "ndaluar fluksin e paligjshëm financiar nëpër Evropë për të hequr burimet e makinerisë së luftës së presidentit rus Putin dhe për të mbrojtur stabilitetin global".

Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto: Reuters, rescue.org
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD