Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur bullgarët mblidhen në tryezë për natën e Krishtlindjes, vjen Krishtlindja e shumëpritur e Madhe. Në vendin tonë ajo festohet më 25 dhjetor, kur mbarojnë agjërimet e gjata dhe hapen shtëpitë e njerëzve për të pritur mysafirët e shtrenjtë. Në Krishtlindje festojnë ditën e emrit ata që mbajnë emrin Hristina, Hristo, Bozhidar, sepse Bozhiç është një nga emrat regjional të festës, në Bullgarinë Perëndimore.
Në fillim të 25 dhjetorit, njerëzit shkojnë në kishë dhe vishen me rroba festive. Në të kaluarën, para agimit, sipas traditës çdo shtëpi duhej të vizitohej nga kolendarët. Ata fillonin turneun e tyre në mesnatën e Krishtlindjes dhe duhej të vizitonin çdo shtëpi deri në lindjen e diellit. Sipas besimit, fuqia e tyre magjike humbet në agim. Vizitat e kolendarëve në shtëpi është një ritual me rrënjë pagane, në të cilin lejohej të merrnin pjesë vetëm burra të pamartuar dhe vetëm udhëheqësi i tyre lejohej të ishte më i moshuar. “Familjet jo gjithmonë kishin mundësi të shkonin në shtrat natën e Krishtlindjes, sepse duhej të prisnin kolendarët. Dhe nëse shtëpia e tyre ishte e fundit në fshat, ata rrinin të zgjuar gjithë natën në pritje të bekimit të tyre” – tha Maria Bojanova, etnografe nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit në Akademinë Bullgare të Shkencave:
“Nata e Krishtlindjes është festa në të cilën duhet të jesh në shtëpi me familjen. Dhe në mëngjes, shkon në një liturgji festive në kishë, pas së cilës të gjithë mblidhen për një valle në të gjithë fshatin, në të cilën marrin pjesë dhe vetë kolendarët. Pas kësaj, viziton ata që festojnë ditën e emrit, kështu që Krishtlindjet tani janë një festë që hap shtëpitë e njerëzve dhe nuk festohet vetëm në një rreth të mbyllur familjar.
Pas kësaj vjen koha për tryezën festive të Krishtlindjeve. Në të tashmë mund të ketë mish, periudha e kreshmëve ka mbaruar.
Vetëm burrat marrin pjesë në grupet e kolendarëve, sepse ata qarkullojnë natën kur dalin të gjithë shpirtrat e këqij, dhe në praktikë është trupi mashkullor që mund ta përballojë këtë rrezik dhe të mbetet i padëmtuar në fund të natës. Është e rëndësishme të presim kolendarët, sepse janë ata që të parët shpallin lajmin se Krishti ka lindur dhe me këtë lajm ata sjellin urimet për vitin e ardhshëm në çdo shtëpi. Këngët që ata këndojnë janë lutje për pjellori dhe begati në shtëpi.
Ka shumë këngë të regjistruara, por shumë prej tyre nuk interpretohen më. Këngëtarët e sotëm, ku ekzistojnë ende, janë më tepër si një ripërtëritje e traditës. Por është shumë mirë se rreth festave dhe traditave, edhe në ditët e sotme, ne bashkohemi si bullgarë” – thotë Maria Bojanova dhe shton:
“Çdo kolendar mban një kërrabë, sepse çyrekët vendosen në kërrabë për kolendarët. Një nga grupi i kolendarëve quhet "gomar", është personi që mban një çantë dhe në këtë çantë janë të ngarkuara të gjitha dhuratat. Brenda vendosin çyrekët, para, fruta të thata, pastërma derri, çfarëdo që të ketë dhuruar familja. Është kureshtare që çyrekët për Krishtlindje bëhen nga vajza e pamartuar në shtëpi dhe pikërisht ajo u jep çyrekët kolendarëve. Shumë shpesh, kur kolendarët shkojnë shtëpi më shtëpi, ata shpërndahen në mënyrë që secili prej tyre të kalojë nëpër shtëpinë e vajzës që i pëlqen. Kështu që këtu shohim fillimin e një dashurie të ardhshme dhe eventualisht të një fejese, për të kaluar në martesë”.
Maria Bojanova drejton gjithashtu punëtoritë tradicionale për survaçka dhe bukët rituale. Ato organizohen përpara Krishtlindjeve në Muzeun Etnografik Kombëtar në Sofje. Vizitorët më të shpeshtë janë fëmijët që duan të dinë më shumë për zakonet dhe traditat vendase:
“Tradita e mirëseardhjes së Babagjyshit të Krishtlindjeve filloi pas Çlirimit. Ajo, si dhe pema e Krishtlindjes, janë tradita me origjinë gjermane. Ato hyjnë në vendin tonë me ndërmjetësimin rus dhe çek. Imazhi në Evropën Perëndimore supozohet të jetë i lidhur me Shën Nikollën, i cili në botën katolike u jepte ëmbëlsirafëmijëve të sjellshëm dhe qymyr atyre të pasjellshëm. Krampus është fytyra tjetër e Shën Nikollës, ai është personi që i ndëshkonte fëmijët e pasjellshëm. Dhe emri Santa Claus në botën anglishtfolëse ndoshta vjen nga emri Nikolla (Saint Nicholas). Ekziston një sugjerim që fushata e marketingut të Coca-Cola e krijoi pamjen e Babadimrit që ne e njohim sot - me pallton e kuqe, mjekrën e bardhë dhe fytyrën dashamirëse. Në ilustrimet më të vjetra të Babadimrit, ai paraqitet si një plak me një pallto jeshile dhe nuk është aspak ai plak topolak që njohim nga reklamat e markës së famshme.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, BGNES, Muzeu Etnografik Kombëtar /Facebook, nembg.com, stornik.bg, etar.bg, facebook.com/folklorebulgarian
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..