Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare. Projekti i quajtur "Traditat dhe zakonet e atdheut" u zbatua në kuadër të Programit për Mbështetjen e Organizatave të Komuniteteve Bullgare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
“Qëllimi kryesor i projektit është të ruajë nga harresa trashëgiminë kulturore të bullgarëve të Bosilegradit, duke u lënë brezave të ardhshëm gjurmë tekstuale dhe video të së kaluarës, traditave dhe zakoneve tona. Shpresojmë gjithashtu që pushtetarët në Bosilegrad, si dhe disa institucione dhe departamente shtetërore në Serbi dhe Bullgari, të bëhen më aktivë dhe më efektivë në gjetjen e zgjidhjeve për një jetë më të mirë dhe cilësore për ata pak banorë të mbetur në këto krahina", tha kryetari i Shoqatës "GLAS" (Zëri) Aleksandër Dimitrov.
Gjatë përgatitjes dhe xhirimit të video-raporteve nëpër fshatrat e Bosilegradit, ekipi i projektit udhëtoi mbi 500 km, bëri mbi 80 intervista me banorët vendas.
Lexoni më shumë:Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu,..
Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë..