Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare. Projekti i quajtur "Traditat dhe zakonet e atdheut" u zbatua në kuadër të Programit për Mbështetjen e Organizatave të Komuniteteve Bullgare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
“Qëllimi kryesor i projektit është të ruajë nga harresa trashëgiminë kulturore të bullgarëve të Bosilegradit, duke u lënë brezave të ardhshëm gjurmë tekstuale dhe video të së kaluarës, traditave dhe zakoneve tona. Shpresojmë gjithashtu që pushtetarët në Bosilegrad, si dhe disa institucione dhe departamente shtetërore në Serbi dhe Bullgari, të bëhen më aktivë dhe më efektivë në gjetjen e zgjidhjeve për një jetë më të mirë dhe cilësore për ata pak banorë të mbetur në këto krahina", tha kryetari i Shoqatës "GLAS" (Zëri) Aleksandër Dimitrov.
Gjatë përgatitjes dhe xhirimit të video-raporteve nëpër fshatrat e Bosilegradit, ekipi i projektit udhëtoi mbi 500 km, bëri mbi 80 intervista me banorët vendas.
Lexoni më shumë:Me mendje të ndritura si tuajat, me zemra të pastra si tuajat dhe me ambicien që keni, jam i sigurt se e ardhmja jonë është e ndritur, harmonike dhe premtuese. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, kur u dorëzoi çmimet nxënësve bullgarë që..
Ata quhen NEET (Not in Education, Employment or Training- Jo në Arsim, Punësim ose Trajnim) – të rinj midis 16 dhe 29 vjeç që nuk mësojnë, nuk punojnë dhe nuk trajnohen. Ky grup po rritet në të gjithë Evropën dhe pasqyrohet edhe në raportet e..
Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit...
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili..