Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB-SDS dhe DB diskutuan mundësitë për një qeveri me një profil anti-korrupsion dhe pro-evropian

Foto: GERB/Facebook

Koalicioni GERB-SDS filloi negociatat me formacionet e tjera parlamentare për caktimin e një kabineti të rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Takimet mbahen para se presidenti Rumen Radev t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues forcës së parë parlamentare - GERB-SDS. “Bullgaria Demokratike” (DB) u ul e para në tryezë për negociata me mandatarin e ardhshëm.

Në kuadrin e takimit të parë midis GERB-SDS dhe "Bullgarisë Demokratike" u diskutua mundësia e formimit të një mazhorance të gjerë parlamentare që mbështet një qeveri të rregullt me ​​profil anti-korrupsion dhe pro-evropian - me stabilitet të siguruar dhe pa shumicë të luhatshme.

DB prezantoi prioritetet legjislative të partisë, të përfshira në Deklaratën për një kordon sanitar rreth Deljan Peevskit dhe këmbënguli në përfshirjen e tyre në një "marrëveshje gjithëpërfshirëse koalicioni".

Takimet e GERB-SDS vazhdojnë të martën, më 17 dhjetor.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD