41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit të tyre për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike globale. Frika më e madhe janë pritjet për një rritje drastike të çmimeve të energjisë dhe lëndëve të para dhe inflacionit. 61 për qind e punëdhënësve duan vënien e euros në qarkullim. Për 48 për qind të të anketuarve, anëtarësimi në Eurozonë duhet të jetë një prioritet kryesor shtetëror. Më shumë se gjysma e të anketuarve planifikojnë të rrisin volumin e prodhimit dhe produkteve të ofruara. 45 për qind do të kërkojnë tregje të reja. 1/3 e ndërmarrjeve kanë probleme me partnerët e tyre ndërkombëtarë dhe tregjet e huaja përderisa vitin e kaluar ky tregues ishte 18 për qind.
Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..
Çmimi i tokës bujqësore është më i larti në rrethin e Dobriçit Bullgaria Verilindore) në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Byroja Statistikore Territoriale Verilindore, rrethi është në një pozicion kryesor në vend për sa i përket niveleve të..
Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..