GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është jashtëzakonisht i papërshtatshëm. Gllavçev më herët sot kërkoi nga parlamenti që t'i japë mandat të posaçëm qeverisë së përkohshme për nënshkrimin e marrëveshjes. Mitov theksoi se një vendim të tillë duhet ta marrë një kabinet i rregullt. Ai tha se bisedime të tilla mund të dëmtojnë negociatat e vazhdueshme për një qeveri. “Në fund të jetës së kësaj qeverie të përkohshme, po propozohet një tekst që do të shkaktojë një dinamikë të mbinxehur. Aktualisht jemi duke biseduar për formimin e një mazhorance solide parlamentare për zgjedhjen e një kabineti me mandat 4-vjeçar dhe ky lloj propozimi mund të pengojë edhe procesin e negociatave”, komentoi Mitov në margjinat e Kuvendit Popullor.
Tashmë kundër nënshkrimit të marrëveshjet u shpallën “BSP – E majta e bashkuar” dhe “Vëzrazhdane”.
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..