Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Valeri Hajer
Foto: EPA/BGNES / Foto: ЕПА/БГНЕС

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye për këtë vendim, Valeri Hajer, kryetare e grupit “Rinovo Evropën”, thekson se “vlerat e fraksionit DPS-Peevski janë krejtësisht të papajtueshme me ato të grupit “Rinovo Evropën”, dhe për këtë arsye rekomandon përjashtimin e menjëhershëm të partisë DPS-Peevski nga grupi i tyre. Grupi mblidhet sot pasdite për të diskutuar përjashtimin, ndërsa votimi është të martën më 14 janar 2025.

Më parë, Rrjeti Liberal për Evropën Juglindore (LIBSEEN) njoftoi se po fillon një procedurë të menjëhershme për përjashtimin e formacionit të Peevskit nga ALDE dhe "Rinovo Evropën". Rrjeti Liberal për Evropën Juglindore gjithashtu theksoi se “DPS - Fillimi i Ri” nuk është më pjesë e tyre. Vendimi i tyre është në përputhje me Nenin VII të Rregullores së LIBSEEN, i cili lejon pezullimin ose përjashtimin e organizatave anëtare që nuk veprojnë në përputhje me parimet e rrjetit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Në të njëjtën kohë, LIBSEEN do të vazhdojë të punojë me përfaqësuesit e anëtarësimit bullgar në Forumin Liberal Evropian, të udhëhequr nga nënkryetari i Internacionales Liberale, Dr. Xhevdet Çakërov.

Ditën e diele, 22 dhjetor, në Sofje u mbajt Konferenca e XII-të Kombëtare e DPS-së, e thirrur nga bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Delegatët miratuan statutin e ri të partisë dhe zgjodhën Deljan Peevski kryetar të saj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Media rumune: Donald Trump Jr. do të vizitojë Sofjen

Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin, Beogradin, Sofjen dhe Bukureshtin , raportojnë mediat rumune Digi24 dhe G4 Media. Në Bukuresht, ku pritet..

botuar më 25-04-08 5.09.MD

Ministri Petër Dillov: Uzinat e Inxhinierisë Mekanike - Sopot nuk do të privatizohen

Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi ministri i ekonomisë dhe industrisë Petër Dillov në takimin e punës me kryetarin e Konfederatës së..

botuar më 25-04-08 12.33.MD
Ognjan Isaev

Ognjan Isaev: Diskutimi për vendin e romëve në shoqërinë bullgare ende nuk është zhvilluar

Rruga drejt prosperitetit ekonomik të romëve kalon përmes legjitimimit kulturor, tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prill, Ognjan Isaev, drejtor i programit “Mundësitë dhe Arritjet Arsimore” të Fondacionit “Trust i Alternativës..

botuar më 25-04-08 10.02.PD