Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Valeri Hajer
Foto: EPA/BGNES / Foto: ЕПА/БГНЕС

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye për këtë vendim, Valeri Hajer, kryetare e grupit “Rinovo Evropën”, thekson se “vlerat e fraksionit DPS-Peevski janë krejtësisht të papajtueshme me ato të grupit “Rinovo Evropën”, dhe për këtë arsye rekomandon përjashtimin e menjëhershëm të partisë DPS-Peevski nga grupi i tyre. Grupi mblidhet sot pasdite për të diskutuar përjashtimin, ndërsa votimi është të martën më 14 janar 2025.

Më parë, Rrjeti Liberal për Evropën Juglindore (LIBSEEN) njoftoi se po fillon një procedurë të menjëhershme për përjashtimin e formacionit të Peevskit nga ALDE dhe "Rinovo Evropën". Rrjeti Liberal për Evropën Juglindore gjithashtu theksoi se “DPS - Fillimi i Ri” nuk është më pjesë e tyre. Vendimi i tyre është në përputhje me Nenin VII të Rregullores së LIBSEEN, i cili lejon pezullimin ose përjashtimin e organizatave anëtare që nuk veprojnë në përputhje me parimet e rrjetit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Në të njëjtën kohë, LIBSEEN do të vazhdojë të punojë me përfaqësuesit e anëtarësimit bullgar në Forumin Liberal Evropian, të udhëhequr nga nënkryetari i Internacionales Liberale, Dr. Xhevdet Çakërov.

Ditën e diele, 22 dhjetor, në Sofje u mbajt Konferenca e XII-të Kombëtare e DPS-së, e thirrur nga bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Delegatët miratuan statutin e ri të partisë dhe zgjodhën Deljan Peevski kryetar të saj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e bullgarëve nuk do të shkojnë me pushime këtë verë

Rreth 38% e bullgarëve nuk planifikojnë ose nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë, tregon një anketë e Agjencisë “Mjara”, njofton BTA. Ata që dhanë këtë përgjigje janë kryesisht të moshuar nga vendbanime më të vogla. 33.2% e të anketuarve..

botuar më 25-05-27 1.36.MD

Organizatat joqeveritare kërkuan zgjedhjen e menjëhershme të një avokati të popullit

Në një letër të hapur drejtuar kryetarëve të Kuvendit Popullor dhe grupeve parlamentare, 12 organizata joqeveritare kërkuan zgjedhjen e menjëhershme të një avokati të popullit, njoftoi gazetarja e BNR-së Sillvija Velikova. Ata kujtojnë se institucioni..

botuar më 25-05-27 12.33.MD

Kultivuesit e trëndafilave presin një korrje të dobët dhe një rishikim të çmimeve të blerjes

Vjelja esivjetshme e  trëndafilave po fillon me probleme serioze për shkak të të ftohtit të zgjatur, njofton BGNES. Ata që merren me këtë biznes parashikojnë një korrje jashtëzakonisht të dobët. Kjo po shkakton shqetësime serioze financiare, pasi..

botuar më 25-05-27 12.11.MD