Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% - hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike “Mjara” e Juliana Galjova, Janica Petkova, Svetlin Taçev dhe Përvan Simeonov.
Edhe pse partia GERB është forca e parë politike, kryetari i saj Bojko Borisov mbledh mosmiratimet e 58.1% e të anketuarve, që ai të drejtojë një kabinet të rregullt. 59.3% përkrahin të ashtuquajturën kordon sanitar rreth liderit të "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski. Kryetarja e re e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova gëzon pritshmëri të mëdha dhe 6.,4% e njerëzve shohin shanse në zgjedhjen e saj. Qeveria e përkohshme mbështetet vetëm nga 33.5% e të anketuarve. Një shumicë prej 74.6% ndan tezën se vendi ynë përballet me një rrezik real të goditjeve të rënda financiare. Gjysma e të pyeturve janë kundër idesë për një rritje më të mprehtë të pagave në agjencitë ligjzbatuese.
Sondazhi u krye në periudhën 21-22 dhjetor 2024 mes 800 qytetarëve të rritur.
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të..