Vlerësimet e bullgarëve për vitin e kaluar në planin personal ndryshojnë vazhdimisht dhe thellësisht nga ato të situatës në vend dhe në botë. Sipas 22% të bashkatdhetarëve tanë, 2024 ishte më mirë për ta dhe familjet e tyre, krahasuar me 24% të bullgarëve që deklarojnë se viti 2024 ka qenë më i keq. 54% nuk gjejnë asnjë ndryshim. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues kombëtar të agjencisë sociologjike “Alpha Research”, të kryer në periudhën 1-10 dhjetor 2024. Sa i përket situatës në Bullgari, vetëm 7% mendojnë se ka ndryshuar për mirë, ndërsa 58,5% janë të zhgënjyer. Globalisht, në sfondin e luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme dhe të realiteteve të reja politike në vendet kyçe, për vetëm 4.8% viti 2024 ishte më i mirë se ai i mëparshmi, dhe sipas 74%, situata në botë po bëhet gjithnjë e më e pasigurt dhe shpërthyese.
Sa i përket vitit 2025, 45% e të anketuarve besojnë se problemet në pjesë të ndryshme të botës do të përkeqësohen dhe vetëm 26% shpresojnë se trendi negativ do të ndryshojë. Në këtë sfond, ashtu si me vlerësimet e vitit që lamë pas, pritshmëritë për vitin e ardhshëm në planin personal janë të kundërta. Vetëm 16% e bullgarëve janë pesimistë krahasuar me 43% që janë optimistë.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..