Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. Shpërndarja e dhuratave u bë në praninë e ambasadorit të Republikës së Bullgarisë, z. Ivajllo Kirov, dhe shefit të seksionit të diplomacisë publike pranë ambasadës, z. Asen Paçev.
Iniciativa këtë vit u mbështet nga bashkitë e Kukësit dhe Bulqizës, të cilat vlerësuan pozitivisht politikën e shtetit bullgar për trajtimin në mënyrë të barabartë të të gjithë fëmijëve – të gjithë nxënësit nga vendbanimet përkatëse morën dhurata, pavarësisht nëse prindërit e tyre konsiderojnë veten përfaqësues të minoritetit bullgar apo jo.
Dorëzimi i dhuratave në fshatin e Ostrenit të Madh (Golloborda) u zhvillua në praninë e Kryetares së Bashkisë së Bulqizës znj. Festime Mjesthri. Të dyja palët – ambasada dhe bashkia, për herë të radhës shprehën gatishmëri dhe angazhim të fortë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për realizimin e projekteve të reja të përbashkëta.
Ceremonia e shpërndarjes së dhuratave në rajonin e Gorës u zhvillua në oborrin e shkollës në fshatin Borje, i cili u inaugurua zyrtarisht pas rinovimit të tij me mjete të ofruara nga qeveria bullgare. I pranishëm ishte nënkryetari i Bashkisë së Kukësit, z. Agron Nuredinaj.
Në kuadër të projektit "Festat e fundvitit në mënyrë bullgare" ishin siguruar dhurata për 1400 fëmijë. Të gjithë nxënësit morën dhe ëmbëlsira të prodhuara nga kompania bullgare "Ditë dhe Natë". Produktet e kësaj kompanie çdo vit plotësojnë pakot e dhuratave dhe i kënaqin fëmijët.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur qeveria në mbledhjen e fundit. Që nga fillimi i vitit, lëshimi i dokumentit të identitetit është..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme. Këtë e tha për BTA në Ruse At Stefan nga Kisha Ortodokse “Shën Nikolla” dhe famullitari në kishën..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila..