Sipas traditës, banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund ta presin Vitin e Ri 2025 së bashku jashtë, nën yjet e Sofjes, në sheshin qendror "Princi Aleksandër I Batenberg". Aktiviteti i sotëm i datës 31 dhjetor fillon në orën 21:30. Talenti i ri Filip Donkov, i cili që në moshën 14-vjeçare ka pushtuar rrjetet sociale me paraqitjet e tij mbresëlënëse, do të jetë i pari që do të performojë. Natën festive do të ngjiten në skenë edhe disa nga emrat më të dashur të skenës bullgare - grupet “Faktor”, "Fondacijata", "Kerana dhe kozmonautët", këngëtarët Stenli, Maria Çakërdëkova etj. Pikërisht në mesnatë është planifikuar një shfaqje mbresëlënëse me dritë, e cila do të ndriçojë qiellin e natës së Sofjes.
Koncerte të Vitit të Ri do të mbahen edhe në një sërë qytetesh të tjera të vendit. Komuna e Bllagoevgradit po përgatit një program të pasur festiv për natën e pritjes së Vitit të Ri. Tradicionalisht, festimi nën qiell të hapur do të fillojë në orën 22:30 në sheshin “Georgi Izmirliev”.
Do të ketë edhe një program muzikor në Varna. Ai do të nisë në orën 22:00 të datës 31 dhjetor dhe do të vazhdojë deri në orën 02:30 të datës 1 janar në Sheshin e Pavarësisë. Në mesin e interpretuesve do të jenë grupi EAST 17, Orlin Pavllov, DEEP ZONE PROJECT, ansambli folklorik "Varna" dhe të tjerë.
Në Burgas do të mblidhen në sheshin “Trojkata” nga ora 22:30 e datës 31 dhjetor. Për Vitin e Ri, për të festuarit do të sigurohen mbi 2500 gota verë dhe po kaq copa byreku me urime.
Në Plovdiv pritja do të bëhet në skenën e sheshit “Stefan Stambollov” përballë ndërtesës së komunës nga ora 22:00 deri në orën 02:00.
Në Tërgovishte, festa nën yje do të jetë në sheshin qendror “Svoboda” nga ora 23:00.
Parlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura. Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër..
“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së..
Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor , me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave..