Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami.
Zakoni shoqërohet me një sërë ritualesh që lidhen me besimet për pjellorinë, shëndetin dhe jetëgjatësinë. Në disa rajone të Bullgarisë, këto tradita të lashta ndiqen edhe sot e kësaj dite. Në thelb të Ditë së Gjyshes qëndron nderimi i gruas dhe roli i saj në krijimin e një jete të re. Dhe gjyshet, në cilësinë e tyre si roje të dijes së lashtë, luajnë një rol qendror në ritualet në fjalë. Ato i lajnë të porsalindurit, i lyejnë me mjaltë dhe vaj për shëndetin dhe kujdesen për gratë në lindje duke spërkatur barishte për një mirëseardhje të butë në jetën e re.
Një nga momentet më argëtuese të festës është mundësia që femrat të bëjnë shaka me meshkujt. Në këtë ditë, rolet shoqërore janë të kundërta dhe gratë mund t’i lejojnë vetes çdo gjë, nga ngacmimet e deri te djallëzitë. Meshkujt nga ana e tyre mundohen të “shpëtojnë” veten duke i dhënë para gjyshes.
Kulmi është larja rituale e gjyshes. Ajo çohet në krahë në një lumë ose një shatërvan, ku e ujitin. Ky akt është një simbol i përfundimit të ciklit me larjen rituale dhe një falënderim për gjyshen për rolin e saj në pritjen e jetës së re.
Dita e Gjyshes është më shumë se një zakon - është një shprehje respekti për gruan që jep jetë dhe ruan traditat. Festa ndërthur besimet e lashta bullgare, ritualet magjike dhe argëtimin popullor, duke e kthyer atë në një trashëgimi kulturore unike. Në disa pjesë të Bullgarisë, ky zakon i lashtë vazhdon, duke na kujtuar rëndësinë e traditave dhe lidhjen tonë me të kaluarën.
Më shumë për Ditën e Gjyshes mund të lexoni në materialin e Allbena Bezovska “Dita e Gjyshes – rite popullore për nder të mamive” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Për këtë traditë popullore më shumë do të gjeni në postimet:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES, Facebook/ Rrënjët bullgareSot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..
“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..