Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami.
Zakoni shoqërohet me një sërë ritualesh që lidhen me besimet për pjellorinë, shëndetin dhe jetëgjatësinë. Në disa rajone të Bullgarisë, këto tradita të lashta ndiqen edhe sot e kësaj dite. Në thelb të Ditë së Gjyshes qëndron nderimi i gruas dhe roli i saj në krijimin e një jete të re. Dhe gjyshet, në cilësinë e tyre si roje të dijes së lashtë, luajnë një rol qendror në ritualet në fjalë. Ato i lajnë të porsalindurit, i lyejnë me mjaltë dhe vaj për shëndetin dhe kujdesen për gratë në lindje duke spërkatur barishte për një mirëseardhje të butë në jetën e re.
Një nga momentet më argëtuese të festës është mundësia që femrat të bëjnë shaka me meshkujt. Në këtë ditë, rolet shoqërore janë të kundërta dhe gratë mund t’i lejojnë vetes çdo gjë, nga ngacmimet e deri te djallëzitë. Meshkujt nga ana e tyre mundohen të “shpëtojnë” veten duke i dhënë para gjyshes.
Kulmi është larja rituale e gjyshes. Ajo çohet në krahë në një lumë ose një shatërvan, ku e ujitin. Ky akt është një simbol i përfundimit të ciklit me larjen rituale dhe një falënderim për gjyshen për rolin e saj në pritjen e jetës së re.
Dita e Gjyshes është më shumë se një zakon - është një shprehje respekti për gruan që jep jetë dhe ruan traditat. Festa ndërthur besimet e lashta bullgare, ritualet magjike dhe argëtimin popullor, duke e kthyer atë në një trashëgimi kulturore unike. Në disa pjesë të Bullgarisë, ky zakon i lashtë vazhdon, duke na kujtuar rëndësinë e traditave dhe lidhjen tonë me të kaluarën.
Më shumë për Ditën e Gjyshes mund të lexoni në materialin e Allbena Bezovska “Dita e Gjyshes – rite popullore për nder të mamive” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Për këtë traditë popullore më shumë do të gjeni në postimet:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES, Facebook/ Rrënjët bullgareShën Mbreti Boris-Mihaill - pagëzori i bullgarëve, ishte një i afërm i Shën Martirit Princ Bojan Bullgar. Ai negocioi me Papaën Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja. Për këtë patriku Fotij i..
Mbushen 132 vjet nga lindja e poeteshës së madhe bullgare Elisaveta Bagrjana. E lindur si Elisaveta Ljubomirova Bellçeva më 29 prill (16 prill sipas stilit të vjetër) 1893 në Sofje, Elisaveta Bagrjana është autore librash për fëmijë. Krahas kësaj ajo..
Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..